Pjesëmarrja e votuesve në Serbi deri në orën 18:00 arrin në 64.89%

Pjesëmarrja e votuesve në Serbi deri në orën 18:00 arrin në 64.89%

Written by

in

Pjesëmarrja e votuesve në Serbi deri në orën 18:00 arrin në 64.89%

Deri në orën 18:00, në zgjedhjet parlamentare në Serbi kanë votuar 64.89 për qind e votuesve, njoftoi Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (RIK).

Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare, pjesëmarrja deri në të njëjtën orë ishte 51.93 për qind, raporton Radio Evropa e Lirë, transmeton Klankosova.tv.

Sipas rajoneve, pjesëmarrja ishte:

Beograd: 65.67 për qind

Vojvodinë: 66.90 për qind

Shumadi: 64.53 për qind

Serbia Jugore dhe Lindore: 62. 01 për qind

Drejtori i RIK-ut tha se votimi po zhvillohet “në rregull, me parregullsi të vogla”, të cilat, sipas tij, anëtarët e këshillave të vendvotimeve po i zgjidhin me sukses mes tyre.

Ai shtoi se vendvotimet do të mbeten të hapura edhe pas orës 20:00 nëse brenda ose pranë tyre ka votues që po presin radhën për të votuar në momentin e mbylljes zyrtare.

Ndërkohë, sipas Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), pjesëmarrja deri në orën 19:00 arriti në 67.6 për qind, krahasuar me 55.9 për qind në të njëjtën orë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2023.