Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Written by

in

Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Zgjedhjet parlamentare në Serbi po zhvillohen me pjesëmarrje dukshëm më të lartë se në zgjedhjet e vitit 2023, ndërsa vëzhguesit kanë raportuar mbi 120 parregullsi gjatë procesit të votimit.

Sipas organizatës CRTA, deri në orën 13:00 kishin votuar 41,1 për qind e zgjedhësve, krahasuar me 26,6 për qind në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023.

Ndërkaq, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja deri në mesditë ishte 34,55 për qind.

Organizata CeSID ka evidentuar më shumë se 120 parregullsi deri në orën 11:00, në 750 vendvotimet që po monitoron. Ndër rastet e raportuara janë fotografimi i fletëvotimeve, votimi në grup, problemet me listat e zgjedhësve dhe pengesat ndaj vëzhguesve.

CeSID ka njoftuar se raportimet po verifikohen dhe dokumentohen, ndërsa monitorimi i procesit zgjedhor po vazhdon.

Gara kryesore zhvillohet mes Partisë Progresiste Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Studentore, e mbështetur nga lëvizja protestuese.

Sipas raportimeve të Associated Press dhe Reuters, sondazhet parazgjedhore kanë treguar një garë të ngushtë, pa një fitues të sigurt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali