Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në Shkodër, autori ishte i maskuar

Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në Shkodër, autori ishte i maskuar

Written by

in

Plagoset me armë zjarri këngëtari Taulant Hoti në Shkodër, autori ishte i maskuar

Këngëtari Taulant Hoti është plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës, në lokalin ku ai këndonte.

Sipas raportimit të A2 CNN, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar, me maskë të ngjashme me ato të përdorura gjatë pandemisë COVID-19, iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.

Si pasojë e të shtënave, këngëtari ka mbetur i plagosur.

Arsyet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali