
Policia ka njoftuar se gjatë patrullimit ka hasur në një veturë me targa vendore drejtuesi i së cilës bënte vozitje të rrezikshme.
Gjatë përpjekjes për ta ndalur veturën në lëvizje , siç thuhet në njoftim të policisë, drejtuesi i veturës së dyshuar ka goditur veturën e policisë, e cila ka dalë nga rruga dhe ka goditur një shtyllë elektrike.
Bëhet e ditur se dy zyrtarë policor që kanë qenë në veturë zyrtare kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor fillimisht në QKMF Skenderaj.
“Pastaj, në Spitalin rajonal në Mitrovicë Jug dhe pas tretmanit janë liruar. Vetura e dyshuar është gjetur e aksidentuar dhe e braktisur në fshatin Rezallë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë./Klankosova.tv