Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, janë bërë të ditur edhe emrat e përfaqësuesve të partive politike që do të jenë pjesë e këtij grupi.
Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet nga deputeti Adnan Rrustemi, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nga deputeti Uran Ismaili, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nga deputeti Kujtim Shala, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nga deputeti Bekë Berisha.
Ndërkaq, në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që institucioni ligjvënës të përfaqësohet në këtë grup nga nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku.
Paraprakisht, Qeveria ka bërë të ditur se kryetar i Grupit Punues do të jetë zëvendëskryeministri i parë, Glauk Konjufca.
Deri më tani, nuk është bërë e ditur se kush do ta përfaqësojë Presidencën e Kosovës në këtë grup.
Grupi Punues pritet të angazhohet në hartimin dhe harmonizimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e Apelit pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Burimi: RTKLive
