Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

Written by

in

Po luante kur e sulmuan qentë, 12-vjeçari përfundon te mjeku – në Podujevë goditet edhe policja që ndërhyri, dy gra përfundojnë në Polici

Një 12-vjeçar është sulmuar nga disa qen teksa po luante në lagjen “Dëshmorët” në Podujevë, por ndërhyrja e Policisë për këtë rast ka përfunduar me një tjetër incident. Një zyrtare policore dyshohet se është goditur me shuplakë nga një grua, ndërsa dy të dyshuara janë përballur me hetime penale.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të premten, më 6 nëntor, rreth orës 16:20, kur Policia është njoftuar se një fëmijë ishte sulmuar nga disa qen derisa po luante në lagje.

12-vjeçarit i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa shkalla e lëndimeve të tij nuk është bërë e ditur.

Por situata është përshkallëzuar kur zyrtarët policorë kanë nisur trajtimin e rastit.

Sipas burimeve të Sinjalit, Nazmie Dudi, rreth 58-vjeçare dhe Enxhellushe Dudi, rreth 26-vjeçare, të dyshuara si pronare të qenve, nuk kanë bashkëpunuar me Policinë dhe kanë shfaqur rezistencë.

Gjatë përplasjes, Enxhellushe Dudi dyshohet se ka goditur me shuplakë një zyrtare policore.

Të dyja janë intervistuar dhe kanë mohuar se qentë u përkisnin atyre, duke deklaruar se bëhej fjalë për qen endacakë.

Pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, ndaj Nazmie Dudit është iniciuar rasti për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj Enxhellushe Dudit për “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

Hetimet po vazhdojnë për sqarimin e përgjegjësisë për sulmin ndaj fëmijës dhe incidentin me zyrtaren policore.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali