Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Podujeva nderon dëshmorët në 28 Nëntor

Written by

in

Homazhet i kanë bërë kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënkryetari Fahri Restelica dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Bulliqi tha se 28 Nëntori kujton sakrificën e shumë brezave për liri e pavarësi.

“Me respekt të thellë kujtuam dhe nderuam dëshmorët tanë, bijtë dhe bijat që sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Përkushtimi dhe heroizmi i tyre mbeten pjesë e historisë sonë dhe frymëzim për brezat që vijnë”, theksoi Bulliqi.

 

Burimi: RTKLive