Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri

Policia bastis dy lokacione në Vushtrri, sekuestron armë zjarri

Written by

in

Policia e Kosovës ka realizuar bastisje në dy lokacione në Vushtrri, ku ka sekuestruar dy armë zjarri, një pistoletë me shtatë fishekë dhe një armë të gjatë. I dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Sipas Policisë, hetuesit policorë në Vushtrri, gjatë hetimit të një rasti, kanë siguruar informata që kanë ngritur dyshime të arsyeshme se një person posedon armë zjarri.

“Bazuar në këto dyshime, gjatë ditës së sotme Policia ka realizuar bastisje në dy lokacione, me ç’rast janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë zjarri: një pistoletë me shtatë (7) fishekë dhe një armë e gjatë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se armët e gjetura janë sekuestruar dhe do të procedohen si prova materiale në kuadër të rastit.

“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit, me aktvendim të prokurorit kompetent, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet më tej në njoftim. 

Burimi: RTKLive