Policia gjen AK-47 dhe 119 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Policia gjen AK-47 dhe 119 fishekë në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq

Written by

in

Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë dhe municion gjatë kontrollit në një shtëpi të pabanuar në fshatin Dren të Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur një pushkë AK-47, dy karikatorë të zbrazët të AK-47 dhe 119 fishekë të kalibrit 7.62×39 mm.

Po ashtu, janë gjetur dhe konfiskuar pantallona ushtarake, një kapelë dhe një termos ushtarak.

Lidhur me rastin është informuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Burimi: Dukagjini