Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

Policia hedh gazlotsjellës dhe ujë me presion te Parku Rinia, nis shoqërimi i protestuesve

Written by

in

Tensionet në Tiranë janë përshkallëzuar sërish këtë të hënë, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në zonën e Parkut Rinia.

Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të penguar grumbullimin e mëtejshëm të protestuesve.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka nisur shoqërimin e disa personave.

Ata kanë kundërshtuar shoqërimin, ndërsa disa protestues të tjerë janë përpjekur t’i pengojnë efektivët dhe t’i largojnë personat e shoqëruar nga duart e tyre, raporton Euro News.

Nisin përplasjet para Ministrisë së Arsimit, protestuesit hedhin gurë, Policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Burimi: Dukagjini