
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në rreth 14 raste të vjedhjeve të rënda në Prishtinë.
Policia njofton se arrestimi është realizuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operacionale.
I dyshuari, me inicialet R.I., shtetas i Kosovës, është intervistuar nga organet e rendit.
Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ai është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.