Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Written by

in

Policia kërkon ndërprerjen e rrymës në Ferizaj për arsye sigurie

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme dhe avari në infrastrukturën energjetike në Ferizaj, duke bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike në disa zona të qytetit.

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se ndërprerja po bëhet me kërkesë të Policisë së Kosovës dhe si masë preventive për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Sipas njoftimit, ekipet e KEDS-it ndodhen në terren dhe po punojnë në koordinim me institucionet përkatëse për trajtimin e situatës.

Megjithatë, kompania nuk ka dhënë detaje se sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali