Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 13-vjeçarit Ismail Qekiqaj, nga Deçani, i cili është larguar nga shtëpia në fshatin Dardani të Ferizajt më 1 nëntor 2026.
Sipas Policisë, deri më tani nuk dihet vendndodhja e të miturit.
Policia Rajonale e Ferizajt, në koordinim me Prokurorin kompetent për të mitur dhe Qendrën për Punë Sociale në Deçan, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij me qëllim të ndihmës për gjetjen sa më të shpejtë.
Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojnë në numrin 192 ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.
Burimi: Dukagjini
