Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

Written by

in

Policia konfirmon raportimin e Insajderit, detaje të reja: Katër të arrestuar, tre zyrtarë gjykatash e një avokat

Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin e Insajderit për operacionin e zhvilluar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ku fillimisht ishte raportuar për arrestimin e dy personave.

Sipas njoftimit të Policisë, në këtë operacion janë arrestuar gjithsej katër persona, tre prej të cilëve dyshohet se janë zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë, ndërsa i katërti është avokat.

Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrim i ndikimit” dhe “Bashkëkryerje”.

Hetimet ndaj tyre kanë zgjatur për një kohë të gjatë. Sipas Policisë, të dyshuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proceset dhe afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore, si dhe në çështje që lidhen me punësimin.

Operacioni është realizuar më 24 nëntor, rreth orës 08:50, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione në rajonin e Ferizajt, Policia ka sekuestruar katër telefona celularë, dy shtëpiza kompjuterësh dhe dokumentacion që konsiderohet relevant për hetimet.

Të katër të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës, ndërsa me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Insajderi raportoi më herët për operacionin dhe arrestimin e dy personave brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj. /Insajdeir.org/

Burimi: Insajderi