
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë së mërkurës ka asistuar inspektorët sanitarë në dy lokacione në Mitrovicë të Veriut ku zhvilloheshin lojëra të fatit.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar telefona, llaptop, dokumente dhe pajisje tjera që mundësojnë organizimin e lojërave të bixhozit.
“Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.”, thuhet në njoftim.
Lidhur me këto raste, policia ka njoftuar se ka shoqëruar katër persona të cilët janë intervistuar dhe më pas me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit janë liruar, ndërsa të dy lokalet janë mbyllur nga ana e Inspektoratit Sanitar. /Klankosova.tv