Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut, operacioni po zhvillohet më 22 tetor, bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), si dhe institucionet e tjera relevante.
Nga Policia kanë bërë të ditur se për detaje të tjera lidhur me operacionin, opinioni publik do të informohet me kohë gjatë ditës.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me lokacionet konkrete apo rezultatet e operacionit.
Burimi: Dukagjini
