
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ekstraduar dy të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, për në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për dy shtetas maqedonas E.A dhe F.B, të cilët ishin në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, të përfshirë në vepra të ndara penale, njëri për trafikimit me narkotik, ndërsa tjetri për vrasje.
Derisa, po sot, është ekstraduar nga Franca për në Kosovë, shtetasi R.S, i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, i përfshirë në vepra penale: dhunim, ngacmim seksual dhe paraqitje e rreme si zyrtar.
Sipas njoftimit, ekstradimet u realizuan falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere.