Policia u ka bërë thirrje protestuesve të mbledhur para godinës së Kryeministrisë që të largohen nga zona, duke paralajmëruar se në të kundërt do të ndërhyjë.
“Nëse nuk lëvizni, do të veprojmë”, mësohet të jetë mesazhi i përcjellë nga efektivët e policisë ndaj protestuesve.
Thirrja e policisë vjen në një moment tensioni para Kryeministrisë, ku qytetarët janë mbledhur në kuadër të protestës.
Prania e forcave të rendit dhe paralajmërimi për ndërhyrje shënojnë përshkallëzim të situatës në zonën përreth godinës qeveritare.
Ndryshe, protestat në Tiranë kanë hyrë në ditën e tetë.
Protestuesit kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe Policisë, ndërsa janë raportuar dëme në objekte publike dhe private.
Autoritetet kanë përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.