Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve

Written by

in

Policia publikon fotografinë e një personi të dyshuar në Ferizaj, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj” në Ferizaj dhe ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Sipas Policisë, vepra penale dyshohet se është kryer më 1 tetor 2026, në një lokal në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Personi në fotografi ende nuk është identifikuar.

Fotografia është publikuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj. Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Ferizaj u bën thirrje qytetarëve që kanë informacione për identitetin ose vendndodhjen e personit të kontaktojnë Policinë.

Policia ka bërë të ditur se do ta ruajë konfidencialitetin e personave që japin informacione.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali