
Policia e Kosovës e ka izoluar zonën përreth vendit ku ka ndodhur një grabitje e armatosur në një objekt afarist në Gjakovë.
Ekipi i Klan Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes, për rastin që ka ndodhur rreth orës 17:00, ku forcat e rendit pasi kanë pranuar informacionin përmes linjës zyrtare telefonike lidhur me një grabitje në një objekt afarsit në këtë qytet.
Më parë, Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, ka thënë për mediat se gjatë grabitjes pa pasur të shtëna me armë zjarri ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, ka thënë ajo.
