Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Written by

in

Policia sekuestron katër armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka sekuestruar katër armë zjarri gjatë një kontrolli të një automjeti në fshatin Gazivod të Zubin Potokut.

Rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 16:15, kur zyrtarët policorë ndaluan për kontroll një veturë me targa vendore, të cilën e drejtonte një person i lindur në vitin 1993, ndërsa pasagjer ishte një 53-vjeçar.

Gjatë kontaktit me policinë, shoferi deklaroi se posedonte armë, të cilat, sipas tij, i kishte gjetur në një thes, disa metra larg vendit ku ishte ndaluar automjeti.

Pas kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi katër armë zjarri: një AK-47 dhe tri armë të tipit M-48. Dy personat fillimisht u arrestuan, ndërsa për rastin u njoftua Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të prokurorit, policia kontrolloi edhe adresat e banimit të dy të dyshuarve në Mitrovicë të Jugut, por nuk gjeti ndonjë send të kundërligjshëm.

Pas intervistimit në cilësinë e të dyshuarve, të dy personat u liruan në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka apeluar te qytetarët që, nëse hasin në armë apo mjete të tjera të kundërligjshme, të mos i prekin ato dhe ta njoftojnë Policinë në numrin emergjent 192.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali