
Mbi një vit pa patentë shoferi ka mbetur Qëndrim Basha nga Suhareka, të cilit Policia ia konfiskoi dokumentin në shtator të vitit 2025.
Ndonëse Gjykata Supreme më 20 tetor 2026 vendosi se mbajtja e patentë shoferëve përtej tetë ditëve është e kundërligjshme, ai ende nuk e ka marrë dokumentin, raporton Kiks Kosova.
Mungesa e këtij dokumenti po ia rrezikon edhe vendin e punës në Gjermani, ku punon si shofer. Basha thotë se nëse nuk e siguron patentën brenda afatit, mund ta humbasë edhe të drejtën e qëndrimit në këtë shtet.
Me aktgjykimin 29/2026, Supremja shfuqizoi një dispozitë të udhëzimit administrativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke vlerësuar se mbajtja e patentës së shoferit nuk mund të zgjasë më shumë se tetë ditë, pavarësisht masës mbrojtëse të shqiptuar.
Avokatja Nekibe Maxhuni, e cila përfaqësoi rreth 30 qytetarë në këtë rast, thotë se Policia ende nuk po e zbaton vendimin. Ajo thekson se konfiskimi fizik i dokumentit dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit janë dy çështje të ndryshme juridike.
Ndërkaq, deputeti Burim Ramadani u ka bërë thirrje qytetarëve të prekur që t’u drejtohen gjykatave për kompensim të dëmeve, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për veprimet e kundërligjshme.
Në vijim, ndiqni kronikat e përgatitura nga Kiks Kosova:
Ndiqeni emisionin e plotë: