
Kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ashpër pas vizitës që ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka bërë familjes së tij në Prishtinë, duke shprehur pakënaqësi të thellë me faktin se ai ende nuk gëzon liri të plotë në vendin e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gucati e ka cilësuar situatën aktuale si të rëndë dhe të padrejtë, duke rikujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të Krasniqit për lirinë e Kosovës. Ai ka vënë në pah edhe qëndrueshmërinë e bashkëshortes së tij, Sevidijes, e cila po qëndron e fortë përkrah tij përgjatë këtij procesi të vështirë.
Në reagimin e tij, Gucati ka ngritur shqetësimin lidhur me kufizimet e vendosura ndaj Krasniqit, duke theksuar se atij i mohohet takimi i lirë me familjarët në tokën për të cilën u sakrifikua.
”Baca Jakup ka hyrë në histori si burrë shteti e idealist i pastër. Prangat fizike nuk mund ta errësojnë dot pastërtinë e rrugës së tij, por dënimi më i madh nuk i bëhet atij i bëhet vetë ndërgjegjes sonë kolektive, nëse heshtim përpara këtij persekutimi. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, por krenaria dhe dinjiteti i Bacës Jakup dhe Zonjës Sevidije nuk gjunjëzohen kurrë”, ka shkruar Gucati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali