
Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm në Mitrovicë, Gëzim Berisha, është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.
Ajo ka bërë të ditur se ndalimi është bërë me urdhër të prokurorit kujdestar, ndërsa Prokurori i Shtetit po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
“Ju konfirmojmë se me urdhër të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet G.B., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Dhuna në familje’, nga neni 248 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Shalës për Sinjalin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali