
Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pas një sulmi fizik në fshatin Komoran të Gllogocit.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ku i dyshuari, së bashku me dy persona të tjerë, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar më 17 tetor.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, u bë e ditur në raportin 24-orësh./Klankosova.tv