Prattipati takon Maqedoncin, SHBA-ja vazhdon mbështetjen për FSK-në

Prattipati takon Maqedoncin, SHBA-ja vazhdon mbështetjen për FSK-në

Written by

in

Përmes një postimi, Ambasada amerikane ka bërë me dije se në qendër të takimit ishte partneriteti i fortë në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve.

Ambasada ka theksuar se pret vazhdimin e bashkëpunimit në këtë fushë, si dhe mbështetjen për zhvillimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Partneriteti ynë i fortë në fushën e mbrojtjes ishte në qendër të takimit të sotëm mes të Ngarkuarës me Punë, Anu Prattipati, dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Tutje, Ambasada ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve të FSK-së.

Burimi: RTKLive