Modelja amerikane, Precious Lee, ishte ndër emrat më të komentuar të sfilatës së këtij viti të Victoria’s Secret, të mbajtur në Los Angeles.
Ajo u shfaq për të dytin vit radhazi në pasarelë, duke prezantuar dy kombinime, ndërsa vëmendjen e veçantë e mori me një korse sateni të zi dhe krahë të zbukuruar me kristale të varura.
Lee, një nga modelet ‘plus-size’ më të njohura në botë, u shfaq në pasarelë krahas Ashley Graham dhe Paloma Elsesser.
Karriera e saj konsiderohet e rëndësishme për përfaqësimin e modeleve me përmasa më të mëdha në industrinë e modës luksoze.
E lindur në vitin 1990 në Atlanta, Precious Lee e nisi rrugëtimin në modeling gjatë studimeve, pasi shoqëroi një mike në një audicion të hapur të agjencisë Elite, ku oferta për kontratë përfundoi tek ajo.
Që atëherë, ka bashkëpunuar me marka të njohura si Versace, Moschino, Fendi, Mugler dhe Balmain si dhe është shfaqur në kopertinat e revistave prestigjioze, përfshirë Vogue dhe Harper’s Bazaar.
Precious
Një moment i rëndësishëm në karrierën e saj ishte sfilata e Versace për koleksionin pranverë 2021, ku u bë modelja e parë me ngjyrë dhe me përmasa ‘plus-size’ në historinë e kësaj shtëpie mode.
Sfilata e këtij viti e Victoria’s Secret u shënua edhe nga rikthimi i sytjenave ikonike Fantasy Bra, të cilat i veshi Kylie Jenner.
Precious
Ndërkohë, Megan Thee Stallion e mbylli shfaqjen me krahë argjendi dhe kristale, e në skenë performuan edhe Megan Moroney, Tate McRae dhe grupi KATSEYE. /Telegrafi/