Presidenti austriak i dërgon letër urimi Justina Shiroka Pulës, premton mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Presidenti austriak i dërgon letër urimi Justina Shiroka Pulës, premton mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Written by

in

Presidenti austriak i dërgon letër urimi Justina Shiroka Pulës, premton mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, me rastin e marrjes së detyrës.

Në letrën e tij, Van der Bellen ka vlerësuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Austrisë në fushën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe lidhjet e fuqishme ndërmjet qytetarëve të të dy vendeve.

Ai ka shprehur gjithashtu vlerësimin për rolin e rëndësishëm të mërgatës kosovare në Austri dhe ka theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me Presidenten Shiroka Pula në forcimin e mëtejshëm të raporteve dypalëshe.

Presidenti austriak ka ritheksuar përkushtimin e vendit të tij për integrimin në Bashkimin Evropian të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë drejtim, ai ka siguruar se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zbatimin e reformave dhe në përparimin e saj drejt integrimit evropian.

Në përfundim të letrës, Van der Bellen i ka uruar Presidentes Shiroka Pula suksese në përmbushjen e mandatit të saj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali