Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier uron presidenten Shiroka-Pula

Written by

in

“Muajt e bllokadës politike treguan se sa të çmuara janë institucionet funksionale dhe sa shumë varen nga gatishmëria e forcave politike për të marrë përgjegjësi përtej kufijve partiakë”, thuhet në letër.

Tutje Steinmeier ka nënvizuar se e ardhmja e Kosovës është në Evropë duke theksuar rëndësinë që Kosova t’i respektojë detyrimet ndërkombëtare.

Në përfundim të letrës, presidenti gjerman rikonfirmoi se Gjermania do të vazhdojë t’i qëndrojë përkrah Kosovës si partnere e besueshme dhe ta mbështesë me vendosmëri në rrugën e saj evropiane.

Burimi: RTKLive