Presidenti i La Ligës befason, lë jashtë Yamalin dhe zgjedh dy favoritët e tij për ‘Topin e Artë’

Presidenti i La Ligës befason, lë jashtë Yamalin dhe zgjedh dy favoritët e tij për 'Topin e Artë'

Written by

in

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjet e tij për kandidatët kryesorë për fitimin e Topit të Artë, duke lënë jashtë yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Në një intervistë për mediumin francez L’Equipe, Tebas përmendi mes favoritëve të tij mesfushorin spanjoll Rodri dhe sulmuesin e Real Madridit, Kylian Mbappe, pavarësisht se Yamal konsiderohej njëri prej pretendentëve kryesorë për ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi në Londër, të planifikuar për të hënën.

Duke folur për mundësinë që çmimi t’i takojë njërës prej dy figurave të përmendura, kreu i La Ligës u shpreh se do ta konsideronte të merituar triumfin e Mbappes, por shpreson që Rodri ta fitojë sërish këtë çmim.

“Nëse Mbappe e fiton Topin e Artë, do ta meritonte, por shpresoj që Rodri ta përsërisë suksesin e tij”, deklaroi Tebas.

Ai pati fjalë të veçanta vlerësimi edhe për sulmuesin francez, duke theksuar ndikimin e tij në futbollin botëror dhe kontributin për skuadrën dhe kampionatin spanjoll.

“Mbappe është një yll botëror, një lojtar i madh që kontribon ndjeshëm për ekipin e tij dhe për ligën në përgjithësi”, shtoi Tebas.

Përveç çështjes së Topit të Artë, presidenti i La Ligës kritikoi edhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, për vendimet e marra në mënyrë të njëanshme lidhur me zgjerimin e kalendarit të futbollit.

Tebas shprehu pakënaqësinë e tij me drejtimin e futbollit botëror nga FIFA, duke pretenduar se imazhi i institucionit është dëmtuar prej vitesh.

“Imazhi i FIFA-s është dëmtuar rëndë prej vitesh. Sa i përket Infantinos, çështja është e qartë: imazhi i tij është larg të qenit ideal”, përfundoi ai. /Telegrafi/