Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

Written by

in

Presidentja dhe Ligji për Specialen, Rexhaj: Kurti u frikësua nga protestuesit (VIDEO)

Opinionisti Sali Rexhaj ka komentuar zhvillimet politike dhe marrëveshjen për presidentin dhe miratimin e Projektligjit për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se Aleanca kishte qenë në anën e qytetarëve dhe protestuesve.

Rexhaj, në “Kosova Today” tha se aktivizimi i tyre kishte nisur në momentin kur, sipas tij, u pa se protestuesit do të kishin rol në përcaktimin e zhvillimeve, transmeton Klankosova.tv.

“Aleanca ka qenë në anën e popullit. Atëherë kemi nisë me u aktivizu te demonstruesit, se atje u pa që ata do të vendosnin se çka do të ndodhë”, tha Rexhaj.

Ai kundërshtoi interpretimet se marrëveshja për presidentin dhe aprovimin e ligjit ishte arritur thjesht si një marrëveshje mes Albin Kurtit dhe Bedri Hamzës.

“Gabim është kushdo që mendon që kjo marrëveshje edhe për president dhe për aprovimin e ligjit, u bë hajt si një marrëveshje gjentëllmenësh mes Albin Kurtit dhe Hamzës. Jo! Aty ishin qytetarët, ishin protestuesit, aty kanë pasur frikë, sidomos Albin Kurti”, u shpreh ai.

Rexhaj shtoi se, sipas tij, mobilizimi qytetar ndikoi në zhvillimet politike, duke theksuar se “Albin Kurti e kuptoi që në Kosovë është edhe një popull tjetër i cili mobilizohet”.