Presidentja pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, kërkon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Presidentja pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, kërkon mbështetjen për integrimin euroatlantik të Kosovës

Written by

in

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Gjatë takimit, ambasadori Malaj e ka uruar Shiroka-Pulën për zgjedhjen në detyrën e presidentes, duke shprehur shpresën për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.

Sipas njoftimit, Presidentja Shiroka-Pula ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ajo nënvizoi se, përveç rritjes së koordinimit në sferën e politikës së jashtme, Kosova pret mbështetje të fuqishme nga Shqipëria edhe në rrugëtimin euroatlantik dhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të dyanshëm”, thuhet në njoftim.

Burimi: Dukagjini