Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

Written by

in

Presidentja pret në takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

“Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.”

Po ashtu, sipas njoftimit, presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.