Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

Written by

in

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: SHBA-ja mbetet partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, me ç’rast presidentja ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve.

Sipas njoftimit, Shiroka Pula ka vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Ajo ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali