Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që nesër ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të Dukagjinit brenda Presidencës.
Para kthimit të ligjit në Kuvend, pritet të mbahet një takim mes presidentes dhe përfaqësuesve të partive politike.
Pas këtij takimi, ligji pritet t’i kthehet Kuvendit për shqyrtim.
Detajet për këto zhvillime i ka bërë të ditura autori dhe moderatori i Debat Plus-it, Ermal Panduri në TV Dukagjini.
Burimi: Dukagjini
