Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

Written by

in

Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shprehur ngushëllime për familjet e dy personave që u vranë sot në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit, ku nga të shtënat me armë zjarri u plagos edhe një person tjetër.

Në reagimin e saj, presidentja ka shprehur dhimbjen për ngjarjen e rëndë, duke i dëshiruar shërim të shpejtë të plagosurit dhe duke kërkuar që organet e drejtësisë ta hetojnë rastin në tërësi.

“Asnjëa rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka deklaruar Shiroka-Pula.

Ajo ka theksuar gjithashtu se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.

Presidentja u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me përkushtim, t’i zbardhin të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësit t’i nxjerrin para drejtësisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Presidentja reagon pas vrasjes së dyfishtë në Gjilan, fton organet ta hetojnë rastin me përkushtim të plotë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali