Presidentja Shiroka Pula feston Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me SHBA-në ka vend të përhershëm në zemrat tona

Presidentja Shiroka Pula feston Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me SHBA-në ka vend të përhershëm në zemrat tona

Written by

in

Presidentja Shiroka Pula feston Ditën e Falënderimeve në Bondsteel: Miqësia me SHBA-në ka vend të përhershëm në zemrat tona

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në kremtimin e Ditës së Falënderimeve në kampin Bondsteel, së bashku me të ngarkuarën me punë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

Gjatë adresimit të saj, presidentja ka theksuar rëndësinë e kësaj feste, e cila simbolizon mirënjohjen, solidaritetin dhe vlerat e përbashkëta, shkruan Gazeta Sinjali.

Shiroka Pula ka ritheksuar mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen në periudhat më të vështira të historisë së vendit, në rrugën drejt lirisë dhe shtetndërtimit.

Sipas njoftimit të Presidencës, ajo ka shprehur falënderim të veçantë për pjesëtarët e ushtrisë amerikane, të cilët prej afro tri dekadash kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, duke shërbyer larg familjeve të tyre.

Presidentja ka theksuar se Kosova i konsideron ushtarët amerikanë pjesë të familjes së saj, ndërsa përkushtimi dhe sakrifica e tyre kanë krijuar lidhje të veçanta me qytetarët e vendit.

Në emër të qytetarëve të Kosovës, Shiroka Pula i ka falënderuar ata për shërbimin dhe kontributin e vazhdueshëm, duke ritheksuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një vend të përhershëm në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali