Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

Written by

in

Presidentja Shiroka Pula pranon urime nga tri shtete evropiane

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Kosovës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R. i ka përcjellë urimet e tij të sinqerta presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet, ndërsa popullit të Kosovës mirëqenie dhe prosperitet.

Në letrën e tij të urimit, presidenti i Hungarisë, Andras Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon. Ai ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

“Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Z. Edgars Rinkevics, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovë”, u tha në njoftimin nga presidenca./Klankosova.tv