Prezantuesi “nuk i bëri matjet siç duhet” – godet me shqelm dronin, i cili përplaset në fytyrën e modeles

Prezantuesi “nuk i bëri matjet siç duhet” - godet me shqelm dronin, i cili përplaset në fytyrën e modeles

Written by

in

Një incident i frikshëm ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një emisioni argëtues në Monterrey të Meksikës.

Gjatë emisionit të transmetuar, prezantuesi tentoi ta godiste me shqelm një dron që fluturonte brenda studios, por pajisja përfundoi duke e goditur në fytyrë një modele.

Si pasojë, thuhet se përplasja i shkaktoi asaj një prerje në buzë, ndërsa incidenti shkaktoi tension në studio dhe e detyroi modelen të largohej përkohësisht nga kamerat.

Pas ngjarjes, prezantuesi deklaroi se do të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me masat që mund të ndërmarrë produksioni apo pasojat e mundshme të incidentit. /Telegrafi/