Prezantuesja televizive humb jetën në aksident vetëm pak orë pas ditëlindjes

Prezantuesja televizive humb jetën në aksident vetëm pak orë pas ditëlindjes

Written by

in

Prezantuesja televizive humb jetën në aksident vetëm pak orë pas ditëlindjes

Prezantuesja televizive, Ada Suleyman, ka humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Baku të Azerbajxhanit, vetëm pak orë pasi kishte festuar ditëlindjen e saj të 31-të.

Suleyman, e cila punonte në televizionin ARB TV, po udhëtonte me mikun e saj të afërt, Anar Karimov, kur vetura e tyre u përplas me shpejtësi të madhe në pjesën e pasme të një kamioni.

Aksidenti ndodhi në orët e para të së hënës, më 23 nëntor. Si prezantuesja, ashtu edhe miku i saj, humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Sipas raportimeve, Suleyman kishte rezervuar një shofer për t’u kthyer në shtëpi pas festës, por Karimov kishte këmbëngulur që ta ngiste vetë veturën, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Shkaku i aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Ndërkohë, familjarët e Karimovit kanë mohuar pretendimet se ai kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Lajmi për vdekjen e saj ka tronditur ndjekësit, të cilët vetëm pak orë më parë i kishin uruar ditëlindjen në rrjetet sociale, ndërsa tani po i shprehin ngushëllime.