Prifti 51-vjeç përjashtohet nga kisha, ai martohet me një vajzë 16 vite më të re

Prifti 51-vjeç përjashtohet nga kisha, ai martohet me një vajzë 16 vite më të re

Written by

in

Prifti 51-vjeç përjashtohet nga kisha, ai martohet me një vajzë 16 vite më të re

Një prift, të cilit iu ndalua përgjithmonë shërbimi në kishë pas një lidhjeje intime me një besimtare, u martua me një tjetër anëtare të famullisë, gati 20 vite më të re se ai, vetëm pak javë pasi ishte pezulluar nga detyra, transmeton klankosova.tv.

Dr. Johnny Douglas, 51 vjeç, u martua me Helen Ford, 35 vjeçe, në nëntor të vitit 2024, vetëm pak javë pas pezullimit të tij dhe disa muaj pasi kishte përfunduar divorci nga bashkëshortja e dytë, sipas Daily Mail.

Këtë javë, Dr. Douglas u përjashtua përgjithmonë nga shërbimi fetar, pasi një gjykatë kishtare e shpalli fajtor për dy akuza për sjellje të papërshtatshme: qëndrimin e tij ndaj bashkëshortes së dytë, Julie King, si dhe shfrytëzimin e një besimtareje që i ishte drejtuar për mbështetje shpirtërore.

Sipas gjetjeve të gjykatës kishtare, ish-kleriku kishte zhvilluar për 20 muaj një marrëdhënie të cilësuar si “manipuluese dhe të pandershme” me besimtaren, e cila fillimisht kishte kërkuar prej tij këshilla dhe udhëzim shpirtëror.

Lidhja jashtëmartesore, në të cilën raportohet se kishte ndodhur edhe një marrëdhënie seksuale mbi një karrige lëkundëse, mori fund në fund të vitit 2023. Sipas raportimeve, dashnorja shkoi për t’u përballur me të, por aty zbuloi një tjetër grua të strukur nën tavolinën e tij të punës.

Në fillim të vitit 2024, bashkëshortja e tij e dytë, Julie King, u divorcua prej tij. Më pas, u pezullua nga detyra, pasi skandali rreth jetës së tij private dhe marrëdhënieve të ndërlikuara u bë publik.