Prishtinë: Arrestohen dy të dyshuar për përgatitjen e një vrasjeje

Prishtinë: Arrestohen dy të dyshuar për përgatitjen e një vrasjeje

Written by

in

Prishtinë: Arrestohen dy të dyshuar për përgatitjen e një vrasjeje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nën dyshimin se, në bashkëkryerje, kanë përgatitur një vrasje të rëndë.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Të dyshuarit hetohen gjithashtu për posedim të paautorizuar të armëve.

Kontrollet janë zhvilluar në disa lokacione në Prishtinë, Obiliq dhe Gjakovë, me qëllim të sigurimit të provave materiale dhe ndriçimit të plotë të rastit.

Gjatë operacionit, Policia thotë se janë sekuestruar armë dhe municion, përfshirë një pistoletë me shurdhues dhe pesë fishekë, të gjetur në një automjet, si dhe një armë e shkurtër e tipit TT me shtatë fishekë, e gjetur në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

“Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndaj të cilëve, me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Hetimet për këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet po punojnë edhe për identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë.