Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Jarinjë, ku qytetarët presin deri në 180 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona e automjeteve arrin në 3 kilometra.
Pritje të konsiderueshme ka edhe në Merdarë, ku koha e pritjes në dalje është 90 deri në 120 minuta, me kolonë deri në 3 kilometra. Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet në dalje arrijnë nga 60 deri në 80 minuta, ndërsa kolona është rreth një kilometër.
Në Bërnjak, qytetarët presin 30 deri në 50 minuta për të dalë nga vendi, me kolonë prej rreth 200 metrash. Ndërkaq, në Muçibabë pritjet në dalje janë rreth 20 minuta, ndërsa kolona arrin në 300 metra.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi është më i lehtë, me pritje kryesisht nga 3 deri në 5 minuta. Sa u përket kamionëve, pritjet në hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të raportuara.
Të dhënat janë përditësuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar më 25 tetor 2026, në orën 09:10.
Qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë u rekomandohet të informohen për gjendjen në pikat kufitare para nisjes, pasi pritjet mund të ndryshojnë gjatë ditës.
Burimi: RTKLive
