Probleme për Man Unitedin, ylli i skuadrës rrezikon të mungojë për disa muaj

Probleme për Man Unitedin, ylli i skuadrës rrezikon të mungojë për disa muaj

Written by

in

Manchester United frikësohet se Benjamin Sesko mund të mungojë deri në katër muaj, çka do ta mbante sulmuesin jashtë fushave deri në shkurt, raportojnë mediat angleze.

Sulmuesi 23-vjeçar është jashtë fushave prej pesë javësh për shkak të një problemi fizik, të cilat e kishin munduar për gjashtë muaj më parë.

United po kryen kontrolle të tjera mjekësore në qendrën stërvitore Carrington, ndërsa mediat angleze raportojnë se mungesa e tij të jetë më e shkurtër se sa parashikohet.

Trajneri Michael Carrick ka thënë se klubi shpreson të ketë më shumë qartësi për gjendjen e sulmuesit në ditët në vijim.

“Shpresoj që herën tjetër kur të flasim, ndoshta jo nesër, por deri në fund të javës, do të kemi diçka më të qartë”, deklaroi Carrick.

Një mungesë e gjatë e Sesko mund ta detyrojë Manchester Unitedin të kërkojë një sulmues të ri gjatë afatit kalimtar të janarit. Joshua Zirkzee, ndërkohë, po has vështirësi për të siguruar minuta të rregullta në fushë.

Sesko shënoi 12 gola në sezonin e tij të parë te Manchester United, pasi iu bashkua klubit nga RB Leipzig.

Nëse konfirmohet se do të mungojë deri në shkurt, kjo do të ishte një goditje e rëndësishme për planet e Unitedit në pjesën e mbetur të sezonit. /Telegrafi/