Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal

Written by

in

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në grup kriminal

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet F.A., për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuza është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Sipas Prokurorisë, F.A. dyshohet se gjatë periudhës nga shtatori i vitit 2012 deri në qershor të vitit 2013, në Vushtrri, ka vepruar si anëtar i një grupi kriminal të organizuar.

Ky grup, sipas aktakuzës, kishte për qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore përmes realizimit të kredive bujqësore në një institucion bankar, transmeton Klankosova.tv.