
Pas denoncimit të pronarit të një marketi në Ferizaj për vjedhjen e raportuar mbrëmë, Policia ka identifikuar personin e dyshuar lidhur me rastin.
Pronari i marketit e kishte denoncuar rastin në Gazetën Sinjali, ndërsa Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar.
Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli për Sinjalin ka thënë i dyshuari pritet të kapet nga hetuesit për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
“Policia ka identifikuar personin e dyshuar lidhur me rastin vjedhe në një market, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. I dyshuari pritet të kapet nga hetuesit, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejshme ligjore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Pronari denoncoi vjedhjen në Sinjal, Policia identifikon të dyshuarin appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali