Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

Written by

in

Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e paraparë të mbahej sot në orën 10:00, është anuluar.

Në rendin e ditës ishin parashikuar disa interpelanca me ministra, shqyrtimi i projektligjeve, si dhe ngritja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Ndër çështjet që pritej të diskutoheshin ishte edhe interpelanca urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Po ashtu, në agjendë ishin përfshirë interpelancat me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, si dhe me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit pritej të mblidheshin studentë dhe qytetarë, në vazhdim të protestave që kanë vijuar prej dy ditësh në Tiranë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protesta e dhunshme në Tiranë, anulohet seanca plenare appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali