Protesta kthehet në “luftë” në Tiranë, sulm me fishekzjarre e molotov mbi policinë

Protesta kthehet në “luftë” në Tiranë, sulm me fishekzjarre e molotov mbi policinë

Written by

in

Në asnjë rrugë rreth qendrës së Tiranës nuk ka më qetësi. Ka përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve, që të krijojnë idenë e një skene lufte.

Protesta e sotme ka qenë mjaft e dhunshme, me protestuesit që prej orësh tashmë nuk kanë ndalur sulmet me molotovë, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të policisë.

Pas rënies së errësirës, sulmi është bërë edhe më i furishëm, si në sheshin “Skënderbej”, ashtu edhe në afërsi të Bulevardit.

Nga ana tjetër, policia ka hedhur vazhdimisht ujë dhe gaz lotsjellës.

LSA Video