Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria – mbi 2 mijë efektivë në terren

Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria - mbi 2 mijë efektivë në terren

Written by

in

Protesta në Tiranë, blindohet kryeministria - mbi 2 mijë efektivë në terren

Mbi 2 mijë efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar në ditën e 19-të të protestës së sotme të studentëve në Tiranë.

Sipas A2CNN, forcat e policisë janë dislokuar në pjesën e pasme të godinës së kryeministrisë, ndërsa në gatishmëri janë edhe autobotët me ujë me presion dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë me pajisje speciale.

Për masat e sigurisë janë angazhuar forcat Shqiponja, FNSH, efektivë të komisariateve të kryeqytetit, agjentë civilë dhe dronë për monitorimin e tubimit.

Për monitorimin e protestuesve do të përdoren dronë dhe kamera sigurie me rezolucion të lartë, me qëllim identifikimin dhe dokumentimin e çdo shkeljeje ligjore.

Protesta e sotme zhvillohet nën zbatimin e aktit të ri normativ për tubimet, i cili parashikon kompetenca shtesë për policinë, si dhe sanksione administrative për shkelësit. Gjobat variojnë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë, në varësi të shkeljes, përfshirë mosbindjen ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit dhe mbulimin e fytyrës.