Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Written by

in

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të shtatën ditë në Prishtinë, kërkohet drejtësi dhe përgjegjësi institucionale

Protesta për vrasjen e Arlinda Zekaj do të vazhdojë edhe sot në Prishtinë, për të shtatën ditë radhazi, me kërkesën për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale për rastin e saj.

Protesta, e organizuar nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, është paralajmëruar të nisë në orën 17:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre për drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara, si dhe siguri për gratë që përballen me dhunë.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është që femicidi të trajtohet si urgjencë kombëtare, shkarkimi i ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, si dhe hetimi dhe ndjekja penale e zyrtarëve institucionalë që dyshohet se kanë neglizhuar rastin e Zekajt.

Po ashtu, protestuesit kanë kërkuar përgjegjësi nga zyrtarët e institucioneve të drejtësisë, policisë dhe Qendrës për Punë Sociale, në rast se konstatohet se nuk kanë përmbushur detyrat e tyre në trajtimin e rastit.

Në mesin e kërkesave është edhe sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, si dhe krijimi i mekanizmave më efektivë për mbrojtjen e grave në rrezik.

Protesta dhe marshime në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn janë mbajtur edhe në Pejë, Mitrovicë, Ferizaj dhe Istog.

Burimi: Insajderi